11.5 C
Tirana

Bashkia Tiranë: Ja ç’do të ndodhë me transportin urban.

VENDI

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të pezullojë transportin urban në kryeqytet në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur urdhrin për pezullimin e këtij transporti duke filluar që nga dita e nesërme.

Gjatë dy ditëve të fundit Bashkia e Tiranës ka aplikuar edhe dezinfektimin e mjeteve të transportit publik.

Ky vendim është në vijimësi të masave që janë ndërmarrë nga qeveria kur kryeministri Edi Rama urdhëroi sot mbylljen e lokaleve dhe restoranteve në Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë edhe zyrat e Gjendjes Civile kanë pezulluar shërbimin. Autoritetet shëndetësore dhe qeveria u bëjnë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë brenda shtëpive.

- Advertisement -

TE FUNDIT