14.5 C
Tirana

Basha: Zjarr në Zyrën e Prokurimeve te Ministria e Shëndetësisë, Rama po manipulon provat

VENDI

Kreu i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me qytetarët ka dhënë lajmin se te Zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.

 

Basha akuzon Ramën se po fsheh provat e tenderave sekretë, ndërsa thotë se shpreson që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test jetë a vdekje për SPAK-un.

 

“Paska rënë zjarri në një nga katet e Ministrisë së Shëndetësisë, te Zyra e Prokurimeve. Kam paralajmëruar prej kohësh që Rama nuk po i bën publik tenderat sepse po manipulon të dhënat. Uroj të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë që SPAK të kryejë hetimet”, tha Basha.

- Advertisement -

TE FUNDIT