18.5 C
Tirana

Basha tregon se çfarë do bënte po të ishte Kryeministër

VENDI

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për planin e opozitës se si mund të ndihmohet ekonomia gjatë situatës së pandemisë.

Në një konferencë për mediat, ka bërë me dije se duhet të qeveria të paguajë borxhet që i ka biznesit me rimbursimin e TVSH-së dhe bujqësia mund të ndihmohet vetëm duke blerë produkte vendase.

“Qeveria ka folur për planin A, B, C, por vetëm gërmat kemi parë. Ne kemi bërë disa propozime dhe kemi dhe propozime të tjera si: rishikim të buxhetit, kemi kërkuar zbatimin dhe përfunimin e paketës së parë ekonomike, qeveria duhet të heqë procedurat burokratike për qytetarët që marrin asistencë, të shlyhen pa vonesa të shlyerjes së rimbursimit të TVSH-së.

Sot detyrimet e shtetit ndaj biznesit dhe të mos rimbursimit të TVSH-së, janë më të larta se zallamahia që ka ngritur para 7 vitesh. Sa i përket çështjes së produktit bujqësor dhe blektoral të jetë në treg, duhet të orientohemi drejt produktit vendas. Fermeri shqiptar të mos diskrimohet dhe të përfitojë”, u shpreh Basha.

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

- Advertisement -

TE FUNDIT