6.5 C
Tirana

Basha: Nuk ka asnjë shans që Rama të shtyjë zgjedhjet vitin e ardhshëm

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të premte gjatë emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan se Rama nuk ka asnjë shans që të shtyjë zgjedhjet vitin e ardhshëm me justifikimin e pandemisë së koronavirusit.

 

Kreu i opozitës u shpreh se ky argument bie pasi zgjedhje kanë mbajtur që këtë vit disa shtete të ndryshme.

 

“Nuk ka asnjë shans sepse zgjedhjet u mbajtën në Francë, u mbajtën në Serbi, do të mbahen në Maqedoninë e Veriut, kështu që nuk ka asnjë shans”, tha Basha.

 

Megjithatë, kryedemokrati u shpreh se, “Ai (Rama) do përdorë çdo gjë për pushtetin e tij”./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT