11.5 C
Tirana

Basha mendon se i gënjen qytetarët, por del zbuluar.

VENDI

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë pa përgjigje komentuesit e shumtë në rrjetin social të cilët besuan se ai do tu përgjigjej live pyetjeve në orën 16 siç e kishte bërë publike më herët.

Me një video të montuar dhe me pyetje të përzgjedhur nga militantët e tij Basha shiti videon sikur ishte live duke folur për temat që ai donte të fliste për të cilat ishte përgatitur më parë dhe jo atyre për të cilat interesoheshin qytetarët edhe pse u kishte premtuar ndryshe.

Në këtë video ai nxori aftësitë e tij të aktrimit ku herë pas here në fillim u kërkonte ndjesë qytetarëve se po e bënte këtë gjë për herë të parë dhe duhet ta mirëkuptonin por strishat e nxjerra mbi video të pyetjeve të komentuesve militantë të PD e nxorën lehtësisht të zbuluar.

- Advertisement -

TE FUNDIT