12.5 C
Tirana

Basha falenderon Metën: Anulimi zgjedhjeve hapi i parë i fitores tonë

VENDI

Kreu demokrat, Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve si fitoren e parë të opozitës.
Në fjalën e mbajtur para protestusve, Basha tha se opozita është mese e vendosur për ta çuar deri në fund betejën e saj.
Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.
Sipas Bashës, anulimi zgjedhjeve nuk është fundi I betejës së opozitës por është vetëm fillimi I qëndresës së popullit kundër Ramës
Ne jemi vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Kushtet aktuale nuk mundësojnë zgjedhje. Çdekretimi zgjedhjeve kriminale u arrit falë vendosmërisë së protestës së qytetarëve. Përgjimet e BILD treguan se Rama I vodhi zgjedhjet e 2017 dhe se është kryeministër ilegjitim. Anulimi I procesit criminal të zgjedhjeve nuk është fundi I betejës

- Advertisement -

TE FUNDIT