Bardhi në Vaun e Dejës: Kryebashkiaku Babani i dënuar në Itali për vjedhje makinash

Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi zhvilloi takime me strukturat ne Vaun e Dejes dhe Puke.

PUBLICITET

Bardhi u ndal gjatë diskutimet me demokratet e këtyre zonave tek dekriminalizimi dhe denoncimet e vazhdueshme që PD po bën për disa kryebashkiake të mazhorancës.
Sipas Gazmend bardhit, Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash.

Me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukëndamë shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.

Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin.

Kete te enjte, PD denoncoi edhe kryebashkiakun e Matit, duke deklaruar se ai duhet te shkarkohet pasi ka qene i denuar per armembajtje ne vitin 1999 dhe e kap dekriminalizimi.

PUBLICITET