9.5 C
Tirana

Bardh Spahia: Rama zgjedh qëllimisht persona të inkriminuar, e ka strategji politike

VENDI

Ish-deputeti I PD, Bardh Spahia akuzoi kryeminsitrin Rama se ka përzgejdhur qëllimisht persona të inkriminuar për t’I kandiduar si kryebashkiakë të PS në zgjedhejt e 30 qershorit.
 

I ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Spahia tha se kryeministri I përzgjedh personat e inkriminar në kuadër të një strategjie politike për të fituar në ato zona ku e djathta është dominuese.

Spahia deklaroi gjithashtu se PD po kryen hetime për të gjithë kryebashkiakët e tjerë të PS dhe se do t’I bëj publike të gjitha gjetjet e atyre që kanë lidhje me botën e krimit.
 

Intervista e Plotë:
Zoti Spahia a prisnit që KQZ të merrte sot një vendim, I cili në njëfarë mënyre I jepte të drejtë akuzave të Partisë Demokratike? 
 
Në fakt për PD vendimi I sotëm I KQZ nuk ishte aspak një surprizë. Përkundrazi, ishte një konfirmim I fkatit që Edi Rama e ka bazuar politikën e tij pikërisht tek mbështetja e këtyre individëve. Tek dhënia e suportit maksimal tek individët e inkriminuar dhe tek dorëzimi I zyrave të shtetit tek këto personazhe të inkriminuar në mënyra të ndryshme. Ka qenë pikërisht PD ajo që ka denoncuar me forcë involvimin, përfshirjen e Edi Ramës në përzgjedhjen dhe suportin e këtyre personazheve të inkriminaur.

Në fakt që në zgjedhjet e 2013 por edhe përpara këtyre zgjedhjeve ishin evidente lidhjet e kryeministrit Rama me botën e krimit në të gjitha procest zgjedhore si në 2013, 2015, 2017 e në vazhdim. Në të gjitha këto zgjedhje e përbashkëta dhe jo rastësore ka qenë përzgjedhja e personazheve të inkriminaur nga kryeministri Rama dhe suporti I dhënë nga ai për këto personazhe.

Veçanërisht në zona të caktuara ku ai ndihet më I dobët, fakt që tregon se nuk ka qenë aspak rastësore aspak e vërtetë që nuk ka qenë në dijeni të të kaluarës së këtyre personazheve. Përkundrazi ka qenë një zgjedhje, një strategji, politike e mirëfilltë e kryeministrit Rama për ta bazuar politikën e tij në marrjen e votës nëpërmjet këtyre personazheve të botës së krimit por edhe përmes mënyrave të tjera të cilat doëln në sipërfaqe përmes dosjeve të Durrësit dhe të Dibrës.
 
A ka të tjerë kryebashkiakë që Partia Demokratike disponon të dhëna për të shkuarën e tyre?
 
Sigurisht ne I kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë ti bëjmë publike.
 
Përveç Vaut të Dejës.
 
Po sigurisht përveç Vaut të Dejës. Ne e kemi thënë që po grumbullohet informacion për të gjithë personazhet të cilët kanë gjasa që të jenë të involvuar në aktivitete kriminale. Partia Demokratike po mbledh informacion për ata. Ne e kemi shprehur publikisht qëndrimin tonë për një përfshirje të mundëshme të shumë kryebashkiakëve të PS në aktivitete të rënda kriminale.


Në fakt duhet të ishin organet kompetente ato që duhet të bënin kërkesë për hulumtim të të shkuarës së errët të këtyre personazheve qoftë edhe të dyshimtë dhe këtu e kam fjalën duke filluar nga KQZ, I cili fare mirë mund të bënte kërkesën për verifikim të këtyre individëve por edhe për organet e tjera kompetente siç është prokuroria.
 
Çdarë ndodh tani me Bashkinë e Vorës ndërkohë nga ana tjetëre zonja Voltana Ademi vijon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakes së Shkodrës. PS është vënë në lëvizje për t’I kërkuar presidentit zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme. Çfarë do të bëj PD? 
 

Çdo vendim I PD, I cili sigurisht do të diskutohet në strukturat drejtuese do të merret apo shikohet vetëm pas vendimit të Presidentit të Republikës. Sigurisht që për PD prioritet absolute është që të garantojë votën e lirë e të ndershme jashtë influencave të personazheve të botës së krimit apo jashtrë influencave të financave të ardhura nga bota e krimit si prioritetin kryesor për të mos lejuar mostjetërrsimin e votës së qytetarëve.


Ky është aspekti më I rëndësishëm i cili I intereson PD. Ne e kemi shprehur qartë luftën tonë për të garantaur votën e lirë për qytetarët. Proces që mund të garantohet vetëm me largimin e personave të kapur direkt në flagrancë në tjetërrsimin e votës së qytetarëve edhe këtu e kam fjalën jo vetëm nëpërmjet intimidimit të personazheve të inkriminuar por edhe nëpërmjet ndalimit të financave të pista të ardhura nga paratë e drogës, siç doli qartë në dosjen e Durrësit dhe të Dibërës. Pra duke u bazuar pikërisht mbi fakte konkrete PD e konsideron absolutisht të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me këto personazhe në qarkullim dhe në këto pozicione ku mund të influencojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.
 

Sot I dërguari special I SHBA për Ballkanin Mathew Palmer ka bërë një deklaratë të fortë. Një deklaratë ku I ka bërë thirrje opozitës që t’I jap fund bojkotit dhe të kthehet në institucione. 
 
Qëndrimi I PD ka qenë I qartë gjithmonë në mbështetje të vazhdueshme të aleatëve strategjikë dhe kryesisht SHBA dhe BE. Sigurisht ne e konsiderojmë si absolute garantimin e kthimit në nomralitet të proceseve jetike për vendin, ngritjen e institucioneve të cilat garantojnë në një farë mënyre edhe ekuilibrat e duhur për një shtet normal demokratik.


Dhe këtu e kam fjalën dhe për sugjerimet që u shprehën qartë edhe në 9 kushtet e Bundestagut të cilat flasin qartë për një situatë jo normale, domosdoshmëri për krijimin e Gjykatave të cilat nuk ekzistojnë, dënimin e personave të involvuar në shit-blerjen e votës, dënimin e politikanëve të njohur tashmë korrupsion pra në njëfarë mënyre PD e konsideron domosdoshmëri dhe jetike rikthimin e strukturave të shtetit, apo kolonave të shtetit në një normalitet demokratik si të vetmen mënyrë ëpr të siguruar zgjedhjen e pandikuar të qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë të vetmit persona që duhet të vendosin kush duhet të jetë ai që duhet t’I qeverisë në vitet e ardhshme.


- Advertisement -

TE FUNDIT