10.5 C
Tirana

Banorët e Matit paralajmërojnë: Të mos guxojë njeri…

VENDI

Me hunj në duar, fëmijë, gra dhe të moshuar vijojnë qëndresën kundër ngritjes së HEC eve në zonën e Zallgjoçajt në rrethin e Matit. Teksa vijojnë në ditën e 22 të ngujimit në çadër, mëngjesin e sotëm banorët kanë zgjedhur që të përzënë punonjësit e firmës private që do të ndërtojë HEC duke përdorur shkopinjtë.

Firma kërkon që të vijojë hapjen e tunelit për të futur ujin e lumenjve në tuba, dhe për ta grumbulluar vetëm në një.Banorët kanë penguar disa prej makinave të firmës private, ndërsa në zonë nuk ka pasur asnjë punonjës policie, çka mund të bëjë të pashmangshme dhe përplasjen fizike.

Banorët thonë se zona është Park Kombëtar, dhe ata nuk do të lejojnë askënd që ta prek. Protesta do të jetë pa afat, ashtu siç e kemi paralajmëruar, askush të mos guxojë që ta prekë këtë zonë, pasi është park kombëtar.

Ne do ta mbrojmë me kokat tona, me çdo çmim dhe me çdo kusht. Do të kërkojmë dhe dorëheqjen e ministrit të mjedisit, janë shprehur banorët për Fax News.

- Advertisement -

TE FUNDIT