9.5 C
Tirana

Banka Botërore jep 50 milionë USD për rrugën e Thethit

VENDI

Banka Botërore aprovoi një fond prej 50 milionë dollarësh për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Projekti mbështet përmirësimin e akseseve në zona turistike dhe bujqësore.
Ai do të financojë rehabilitimin e rreth 55 kilometrave, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në këto zona ku jetojnë afro 80 mije banorë.
Në vitin e parë është parashikuar të nisë puna në tri segmente: Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.
Rehabilitimi i rrugëve përfshin edhe përshtatjen e tyre ndaj kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu.
 
 

- Advertisement -

TE FUNDIT