16.5 C
Tirana

Babai rrëqeth me fjalët: Fëmijët më shumë hanë bukë thatë…

VENDI

Në vitin 2020 mjerimi është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. Një familje në fshatin Derstill në Gjinar jeton në varfrëri.

Kryefamiljari Panajot Derstill ka një apel. Ai kërkon vetëm një dhomë ku të jetojnë fëmijët e tij dhe që dikush ti ofrojë një vend pune.

Asgjë më shumë se kaq. Në mes të këtij të ftohti fëmijët e tij jetojnë në një kasolle. Kjo familje e mban frymën me 47 mijë lekë të vjetra asistencë sociale.

Panajoti tregon. Këtë e kam ndërtuar vetë vetëm me dërrasa dhe llamarinë. Kam dy fëmijë të vegjël vetë jam pa punë dhe gruan e kam pa punë.

Marrim vetëm një ndihmë ekonomike 47 mijë lekë. Del vetëm sa për një thes miell. Fëmijët më shumë hanë bukë thatë.

Kurse gruaja e tij tregon se në ditët me shi i përqafon fëmijët sepse ata kanë frikë. Ajo thotë se vetëm kaq mund të bëjë për ta ti përqafojë pasi nuk ka mundësi.

- Advertisement -

TE FUNDIT