12.5 C
Tirana

Babai i Xhuljana Aliajt flet pas vendimit: Ishalla …

VENDI

Xhuljana Aliaj 25 vjeçarja që u arrestua pak ditë më parë për përhapje paniku në rrjetet sociale, u dënua nga gjykata e Durrësit me detyrim paraqitje, dy herë në muaj.

Babai i 25 vjeçares, në një intervistë për Fax News, shprehet i kqeardhur me vendimin e Gjykatës, madje ai shton se vajza e tij thjeshtë ishte e frikësuar.

Nuk jam i kënaqur fare. Nga biseda me njërzit nga përvoja, nuk ka bërë ndonjë gjë që të rrijë dyerve të gjykatës. Është një fëmijë, u frikësua thirri njerzit e vet ndoshta dikush dhe nuk e din. Ajo ka marrë vetëm 22 like nuk u hap në Shqipëri e nuk u bë gurgule.

Ndoshta është dhe moshe e re, ndoshta se ashtu e ka ndje, unë jam baba dhe frikësohem për vetën tim. Jo një fëmijë, një fëmër dyerve të gjykatës, dreqi e mori. Është turp.

Nuk më kanë lënë ta takoj. Personeli janë njerëz të edukuar se ku e kanë helmin më lart nuk e di. Më thanë nuk mund ta takosh, arsyen nuk mundemi. Ishalla e kemi shtetin e fortë dhe për punë të tjera siç e ka për këto viktima që i fut burgjeve, u shpreh ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT