13.5 C
Tirana

“Avion që sulmon një kullë”, shihni çfarë veshi Melania Trump në përkujtimoren e 11 shtatorit

VENDI

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota tre ditë më parë përkujtuan 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Në përkujtimoren në nder të viktimave ishin të pranishëm edhe presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania. Kjo e fundit ka rënë pre e lajmeve dhe kritikave për një pardesy që ajo kishte veshur, e cila kishte një vizatim në pjesën e pasme që duket si një avion që ‘sulmon’ një kullë.

 

Në 18 vjetorin e sulmeve terroriste, Presidenti Donald Trump ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të vetes dhe zonjës së parë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Qarkun Somerset, Pensilvani, me titullin “Ne kurrë nuk do ta harrojmë 9.11.01.”, shkruan Daily Mail.

 

Imazhi është realizuar kur çifti vizitoi memorialin më 11 Shtator 2018, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen është pjesa e pasme e pardesysë së Melanias, e punuar me porosi nga Herve Pierre, e cila përmban qepje të bardha që duket si një gradaçelë.

 

“A është … a është ai avion që përplaset në njërën nga kullat binjake në pjesën e pasme të palltos së Melanias?!?”- ka shkruar një koentues poshtë fotos. Dikush tjetër komentoi: “Melania vesh një pallto në postimin e tyre 9/11, që fjalë për fjalë duket sikur një avion po fluturonte drejt një kulle. A i vunë zjarrin të gjithë stilistët, apo është Melania që zgjodhi këtë dizajn”.

 

“Melania nuk vesh kurrë diçka rastësisht. Ajo është e qëllimshme”, shkroi një tjetër komentues në Twitter. Zgjedhjet e modës për zonjën e parë shpesh janë diskutuar shumë në rrjetet sociale. Disa përdorues të Twitterit këmbëngulën se palltoja e zakonshme e Melania Herve Pierre me qepjen e saj të diskutueshme ishte një tjetër shembull i përdorimit të modës për të bërë zhurmë në media.

 

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT