6.5 C
Tirana

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregon se çfarë ndodh me shtëpitë me kredi pas tërmetit.

VENDI

Të gjitha shtëpitë të cilat janë blerë përmes një kredie bankare janë të siguruara. Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që menjëherë të dëmtuarit duhet të kontaktojnë me kompanitë e sigurimit që kanë lidhur kontratën. Thirrjen e bën edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Bëni kujdes që njoftimi i shoqërisë së sigurimit të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit. Nëse keni marrë një kredi bankare Ju mund të kontaktoni dhe bankën për tu informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën Tuaj si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.

Sipas burimeve nga ky autoritet, kërkesat për pagesën e dëmeve janë konsiderueshme, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për bashkëpunim të të gjithë strukturave.

Si një instrument për të adresuar problemet financiare që la tërmeti Preçi propozon ngrirjen e aseteve të ndërtuesve që kanë detyrime të papaguara tatimore dhe shpërndarjen e banesave të tyre për të pastrehët.

Një tjetër zgjidhje financiare është edhe rritja e taksave, rritja e borxhit publik ose emetimi i parave shtesë nga banka qëndrore, e cila po ashtu sjell rritje të inflacionit dhe shtrenjtim të çmimeve.

- Advertisement -

TE FUNDIT