8.5 C
Tirana

Automjeti humb kontrollin e del nga rruga, vdès 47-vjeçari shqiptar

VENDI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Si pasojë e humbjes së kontrollit, një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i vdëkur drejtuesi i saj, një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

 

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në zonën e Serresit, ku makina me të cilin po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:25 në kilometrin e 10-të të rrugës Mesorachi-Amfipolis. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksìdentit tràgjik.

- Advertisement -

TE FUNDIT