“Askush nuk e di se çfarë është brenda”, Xhaka mbron Arsenalin

Arsenali bëri një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Evropës të enjten, në sajë të një fitoreje 2-0
ndaj Milanit, duke nxitur një mbrojtje të klubit nga mesfushori Granit Xhaka. “Topçinjtë” kanë luftuar këtë sezon të gjejnë veten dhe po “lëngojnë” në vendin e
gjashtë të Premier League. Për ta mbyllur kampionatin në katërshen e parë nuk ka gjasa, ndaj “Europa League” është rruga më e afërt për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ndaj, ka presion mbi ekipin për të luajtur mirë në këtë kompeticion.
Golat e Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i kanë vënë londinezët favoritë kundër italianëve, edhe pse vinin pas katër humbjeve të njëpasnjëshme.
Granit Xhaka beson se Arsenali ka filluar t’u përgjigjet kritikëve, që e kishin vënë në pikëpyetje zemrën e tij.

“Shumë njerëz folën për ne nga jashtë, por askush nuk e di se çfarë është brenda ekipit, – tha 25-vjeçari në faqen zyrtare të klubit.

Ndaj Milanit treguam së bashku frymë dhe shumë karakter. Gjithkush e di se kemi humbur katër ndeshjet e fundit dhe kjo

ishte e vështirë për ne. Ishte e rëndësishme që të jemi së bashku dhe t’iu tregojmë njerëzve jashtë që jemi një ekip. Ne kemi treguar një lojë të mirë ndaj kuqezinjve.

Në fillim ishte paksa e vështirë për ne, por pas kësaj bëmë lojën tonë dhe shënuam dy herë. Mendoj se 2-0 këtu në Milano është një

rezultat i mirë për ndeshjen e kthimit. Tani duam të përfundojmë ndeshjen e dytë dhe të fitojmë sërish në shtëpi”.