16.5 C
Tirana

“Askush në Madrid nuk e donte Juven. Ajo penallti e Tevez…”

VENDI

Juventus dhe Real Madrid do të kthehen të përballen për herën e pestë në një sfidë me eliminim direkt të Champions League, me precedentët që janë në favor të bardhezinjve në 1996, 2003, 2005 dhe 2015. Shorti mund të kishte shkuar më mirë për të dy ekipet, por për të qenë më i miri duhet të mundësh më të mirët.
Villiam Vecchi, bashkëpunëtori historik i Carlo Ancelotti-t, i cili ka qenë përgatitësi i portierëve si te Juventus, ashtu edhe te Real ka komentuar këtë përballje për “BiancoNero.com”.
“Mendoj se do të jetë një sfidë 50 me 50. Sigurisht, askush në Madrid nuk donte të përballej me Juventus-in, ashtu si në Torino do të kishin preferuar një kundërshtar tjetër”.
“Juventus luan shumë mirë në mbrojtje dhe në kundërsulm, sepse është një ekip ku të gjithë lojtarët ndihmojnë. Na ka treguar se është një skuadër e vërtetë, ka një vendosmëri të
ngjashme me pak klube të tjerë. Po të isha Real-i do të shqetësohesha nga fakti se ata nuk pësojnë gol prej tre muajsh”, ka thënë Vecchi.
“E mbaj mend shumë mirë përballjen e fundit të dyfishtë mes dy formacioneve, jemi akoma të zemëruar për golin e dytë të pësuar në Torino. Gjithçka lindi nga një goditje këndi e jona e
pashfrytëzuar, Juventus doli në kundërsulm dhe fitoi një penallti. Juventus është Juventus, nuk festuam shumë kur mësuam se duhej të përballeshim me ata”.

- Advertisement -

TE FUNDIT