12.5 C
Tirana

Ashpërsohen dënimet, ja ndryshimet e reja të Kodit Penal që votoi Parlamenti

VENDI

Ashpërsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore. “Goditja për shkak të detyrës” me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa me Kodin e ri gjoba të hiqet fare si opsion.

Kush ngre dorë ndaj tyre për shkak të detyrës që përfaqësojnë, do të dënohet me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg.

“Armëmbajtja pa leje” në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Por me ndryshimet në kodin e ri rritja e dënimit u bë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive. Goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.

Kodi Penal ka ndryshuar edhe për bllokimin e Rrugëve, ku vënien e pengesave ose ndalimi, i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg.

Ndryshimet e reja të Kodit Penal, të cilat kanë ashpërsuar dënimet u votua të enjten gjatë seancës plenare në Kuvend.

Burimi: JOQ

- Advertisement -

TE FUNDIT