14.5 C
Tirana

As Ermali nuk e di nëse do qëndrojë në Klan, ai thjesht “beson”

VENDI

Së fundmi, në media po diskutohet se Ermal Mamaqi mund të largohet nga Klan Tv, Kontrata e tij 3-vjeçare me Klan është drejt përfundimit.

Por këtë gjë mesa duket as vetë Ermali se di. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet në emisionin “3-shat” ku dhe ka qenë i ftuar.

Në një intervistë me Bora Zemanin ai ka lënë të nënkuptohet se ai “beson” se kontrata e tij do rinovohet:

Biseda e plotë:

Bora: A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?

Ermali: Do vazhdojë patjetër, besoj.

Bora: Do të vazhdojë në Klan?

Ermali: Po, besoj, patjetër në Klan (qesh)

Bora: Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?

Ermali: Po, mund të jetë një gjë tjetër.

- Advertisement -

TE FUNDIT