13.5 C
Tirana

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur, pengu që kishte.

VENDI

Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Për publikuan shqiptar ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë.

Përveç filmave aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

Në një intervistë për mediat vitin e shkuar Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj dhe sesi kishin arritur që ti hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

Vlash Dobroniku është i pari regjisor që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë.

Atje ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë.

Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës, thoshte Pëllumbi. Pas viteve 90 aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT