7.5 C
Tirana

Arrestohet politikani, përdori mafian për të siguruar vota në zgjedhje

VENDI

Roberto Rosso, Këshilltari Rajonal i Torinos, një nga drejtuesit e forcës politike Fratelli d’ Italia në Piemonte është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza.

Sipas akuzës, Rosso ka kërkuar vota nga klani mafioz italian Ndrangheta në zgjedhjet e fundit rajonale në të cilat ai ishte zgjedhur në radhët e qendrës së djathtë.

Rosso përfundoi në pranga së bashku me shtatë persona të tjerë, në një hetim të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Torinos. Në të njëjtën kohë, u bë edhe konfiskimi i pasurive që i përkisnin Ndrangheta të shpërndarë në të gjithë Italinë.

La Stampa bën me dije se këtë paradite, Rosso ka dhënë dorëheqjen si këshilltar rajonal, ku sipas akuzave, ai u është drejtuar bashkëpunëtorëve të bandave kalabreze për të mbledhur vota.

Ndërkohë kryetari i Fratelli d’ Italia Giorgia Meloni, deklaroi se derisa të sqarohet kjo çështje, Rosso do të konsiderohet zyrtarisht jashtë FdI

Ai gjithashtu theksoi se Rosso ka qenë anëtar i Fratelli d’Italia për pak më shumë se një vit.

Mësuam këtë mëngjes së ai u arrestua me akuzën më të turpshme për të gjithë. Ndihem i keqardhur. Shpresoj që ai të dëshmojë pafajësinë e tij, por unë njoftoj se “Fratelli d’Italia” do të bëhet palë civile në gjyqin eventual kundër tij është shprehur Meloni.

54 vjeçari Roberto Rosso, nga Vercelli, është një avokat civil. Ai ishte këshilltar rajonal përgjegjës për marrëdhëniet me Këshillin, duke deleguar procedurat administrative, çështjet ligjore dhe proceset gjyqësore, emigracionin dhe të drejtat civile. Rosso ka një karrierë të gjatë politike, duke filluar nga vitet 1990. Ai ka qenë deputet pesë herë në radhët e Forza Italia.

- Advertisement -

TE FUNDIT