10.5 C
Tirana

Arrestohet pasi prodhonte produkte ushqimore jashte standarteve

VENDI

Prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohet një shtetas.
Më datë 08.05.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Luan Çuliq, 54 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkoder.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg”, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë” parashikuar nga nenet 180 dhe 288/a/2 të Kodit Penal.

- Advertisement -

TE FUNDIT