14.5 C
Tirana

ARRESTOHET ISH-ZYRTARI I POLICISË, I GJENDEN ARSENAL ARMËSH NË SHTËPI

VENDI

Në një aksion të policisë është arrestuar një ish drejtues i strukturave te policisë. Njoftimi është bërë publik gjatë ditës së djeshme.

 

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-shefin e Stacionit policor të Tetovës Rauf R., pasi në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje.

Bastisja e shtëpisë së ish-shefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë.

 

“Në bazë të urdhrit gjyqësor, mbrëmë në orën 21:00 policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën “Andrej Stojanoviq” tek personi R.R. (63) nga Tetova.

 

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike, 29 plumba nga pusha automatike 7.62 mm, një pistoletë “glok” me shtatë plumba, 25 plumba pistolete të kalibrit 7.62 dhe shtatë plumba pistolete magnum 357″, deklaronë nga MPB.

 

Njoftojnë se R.R. është arrestuar dhe pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër tij do të ngitet kallëzim penal.

- Advertisement -

TE FUNDIT