7.5 C
Tirana

Arrestohet çifti shqiptar, e pabesueshme çfarë vidhnin.

VENDI

Kurbin, finalizohet operacioni policor i koduar Tapiza. Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare. Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që shtetasit MH dhe KB bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar Tapiza. Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur Ura e Tapizës është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin. Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin dhe dy aparate celular.

- Advertisement -

TE FUNDIT