8.5 C
Tirana

Arrestohen dy çifte shqiptarësh në Itali, burrat vidhnin shtëpitë gratë i prisnin me makina në rrugë. –

VENDI

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme policia italiane ka vënë në pranga dy çifte shqiptarësh pasi akuzoheshin se kishin kryer veprën vjedhje. Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ranë dy burra dhe dy gra që kohët e fundit kishin plaçkitur disa shtëpi në zonën e Macerata dhe më gjerë.

Aksioni i tyre më i fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.

Nga kontrolli i policisë ushtruar në mjetin e tyre u gjetën sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës dy palë doreza pëlhure profesionale kapele dy elektrikë një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.

Gjithashtu unaza orë vathë varëse diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT