7.5 C
Tirana

Arrestohen 85 shoferë brenda 10 ditëve/ Pezullohen 598 leje drejtimi

VENDI

Policia Rrugore ka arrestuar 85 shoferë brenda harkut kohor prej 10 ditëve. Sipas bilancit të bërë nga policia, po ashtu janë pezulluar edhe 598 leje drejtimi.

Nga këto, 98 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të alkoolit në timon, 402 për shkak të shpejtësisë tej normave, ndërsa 98 patenta u pezulluan për shkelje të tjera.

Ndërkohë, nga 85 shoferët e arrestuar, 43 prej tyre janë prangosur për shkak të alkoolit.

Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

- Advertisement -

TE FUNDIT