15.5 C
Tirana

Arrestimi i Spahisë/ Voltana Ademi paralajmëron: Do bashkohemi për të protestuar, i kemi hapur luftë Ramës

VENDI

Pasi mbrëmjen e djeshme në Tiranë u arrestua ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ajo u shpreh se Shkodra i ka hapur luftë kryemafiozit Edi Rama. Ademi ka theksuar se shkrodranët do të bashkohen për të parandaluar një regjim diktatorial të mafias dhe të krimit të instalohet në Shqipëri.

 

“Sot qytetarët e Shkodrës, njerëzit e ndershëm i kanë hapur luftë kryemafiozit Edi Rama dhe kupolës qeverisëse të këtij vendi. I kane hapur lufte kriminelëve që sundojnë qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë. Përfaqësuesit e qytetarëve ata që protestojnë në emër të të drejtave të njeriut dhe kundër dhunuesve, arrestohen.

 

Qytetarët e Shkodrës nuk kanë për ta lejuar kurrë këtë. Ata do të bashkohen për të parandaluar një regjim diktatorial të mafias dhe të krimit të instalohet në Shqipëri. Bashkia Shkodër jemi në pozicionim legjitim për të jetuar dhe për të qenë të lirë në këtë vend. Qyteti i Shkodrës nuk mund të lejojë që një sistem monist të instalohet”, tha ajo.

Theksojmë se një ditë më parë Policia e Shkodrës shpalli në kërkim ish-deputetin si një ndër personat përgjegjës për trazirat dhe djegien e shkollës në këtë qytet. Policia e Shkodrës dje arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim 14 të tjerë, si personat që i vunë flakën dje dy klasave që shërbenin si magazina për materialet zgjedhore.

- Advertisement -

TE FUNDIT