6.5 C
Tirana

“Arratisja” e Gjokës, 3 ditë më parë u shkroi lojtarëve: Nuk lihet lufta përgjysmë

VENDI

Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë në renditje për Vllazninë, dorëheqja e Ernest Gjokës nga drejtimi i skuadrës ka sjellë edhe më shumë kaos.
Pakkush e mendonte që trajneri do të largohej në këtë mënyrë dy javë para fundit të kampionatit nga shkodranët.
Aq më shumë kur vetëm dy ditë më parë, nëpërmjet një letre të hapur, kishte kërkuar të motivonte lojtarët duke u thënë që asnjëherë nuk duhej lënë lufta përgjysmë.
“E di që jeni të mërzitur e të stresuar, e di që jeni nën presionin e opinionit, e di që kjo situatë është jo pozitive…!
Por, së bashku kemi kaluar shumë situata të vështira këtë dimër; kemi luftuar e sakrifikuar gjatë gjithë kohës; kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por për asnjë moment nuk kemi lënë luftën përgjysmë.
Ne do të vazhdojmë luftën, kemi prapë mundësi për t’ia dalë. Unë ju kam thënë që një burrë e humb luftën, kur i pushon zemra.
Prandaj, kam besim se ne do t’ia dalim, e padiskutueshme! Nesër me kokën lart, për të bërë gati ndeshjen me Partizanin! Unë besoj tek Ju. Ju përshëndes, Nesti!”, ishte mesazhi i ish-trajnerit të Vllaznisë.
Sipas vetë mesazhit të tij, me sa duket Nestin dje e la zemra… /vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT