17.5 C
Tirana

“Aristokratët s’bezdisen nga policia”, gazetari shkodran ‘i përvishet’ vipave që dynden nëpër resorte bregdetare: Bëjnë edhe moral, skandaloze

VENDI

Gazetari Taulant Kopliku i është hakërryer personazheve të showbiz-it që dynden drejt destinacioneve turistike, dhe nga ana tjetër japin shembuj se si të qëndrojmë në shtëpi.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, gazetari nuk nguron të përmendë udhëtimet e shpeshta të VIP-ave shqiptarë në bregdete, ndërkohë që gjithë vendi ndodhet në karantinë. Për më tepër, këto udhëtime i bëjnë pa u gjobitur nga policia.

“Është e papranueshme, të shohësh çdo ditë nëpër portale, fotot këtyre tipave të shoëbiz-it, që shfaqen të pashqetësuar nëpër resorte bregdeti. Të njëjtit që bëjnë video morali nga shtëpia, duke i mësuar hallexhinjve sesi të rrijnë mbyllur. Dhe nuk është se qëndrojnë me kohë të plotë atje por e ndajnë javën sa në bregdet e sa në Tiranë.

Por skandalozja është se këta aristokratë të rinj të atËdheut tonë të dashur, bëjnë 50 apo 150 km nga Tirana drejt destinacioneve turistike, pa u bezdisur aspak nga nje polici “strikte” e cila gjobit edhe një qen apo mace që sheh në rrugët e qyteteve,”– shkruan gazetari Taulant Kopliku në postimin e tij në Facebook.

Ndërkohë pak ditë më parë ishte moderatorja, Aulona Musta, e cila kritikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegët e saj, të cilët kishin thyer rregullat dhe i bënin karshillëk shqiptarëve me udhëtimet e tyre në bregdet.

- Advertisement -

TE FUNDIT