12.5 C
Tirana

Arben Manaj revoltohet me çitjanet e Ramës: Zoti kur të merr, të merr mendtë në fillim

VENDI

Veshja e sotme e kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të opinionit vendas, por edhe të shqiptarëve jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe gazetari Arben Manaj, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan sharlatanizëm festimin e 29 Nëntorit me poture në një kohë kur vendi vajton viktimat e tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit.

Sipas Manajt dëshmorët do ndiheshin të fyer nga ky pseudo-respekt ku mijëra shqiptarë nuk dinë ku të fusin kokën. Zoti kur të merr, të merr mendtë në fillim, shkruan Manaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT