6.5 C
Tirana

Arabia Saudite thyen tabutë, gratë mund të ulen bashkë me burrat në restorant

VENDI

Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet e këtij vendi.

Më herët, ka qenë e detyrueshme të kishte një hyrje për familjet dhe gratë dhe një tjetër për burrat.

Ministria saudite e Komunave tha se restorantet, tani e tutje, mund të vendosin vetë.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, prejse është zgjedhur në vitin 2017, ka ndërmarrë një varg reformash në vendin konservator.

Muaj më parë, me një dekret mbretëror, grave u është lejuar të udhëtojnë pa lejen e një kujdestari mashkull, ndërsa, më 2018, autoritetet u kanë lejuar grave të vozisin makinë.

Megjithatë, aktivistët ankohen se shumë ligje diskriminuese ndaj grave mbeten ende në fuqi./R.E.L

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT