8.5 C
Tirana

Apeli: Vllaznia është më në rrezik se asnjë sezon tjetër!

VENDI

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Vllaznisë nuk i ka mjaftuar as fitorja në Lushnjë, as ajo ndaj Teutës dhe as barazimi ndaj Luftëtarit.
Skuadra shkodrane rrezikon seriozisht rënien nga Superliga. Ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër këto vitet e fundit.
Vërtetë ajo poshtë vetes në renditje aktualisht ka përveç Lushnjës edhe Teutën. Por në opinionin sportiv shqiptar është një shprehje që qarkullon prej vitesh ku thuhet se “Teuta nuk bie nga Superliga”.
Rrjedhimisht, i bie që pas fitores në Kamëz ditën e djeshme, për të cilën në fakt shumëkush e dinte që do të ndodhte që para fillimit të saj, ajo të fitojë edhe disa ndeshje të tjera në vazhdim.
Për këtë arsye, Vllaznisë nuk do i mjaftojë as fitorja të hënën ndaj Flamurtarit. Kuqeblutë duken shumë të rrezikuar.
Me një Teutë që pritet të mos bjerë nga Superliga (siç dhe thuhet), shkodranët duhet të tentojnë të kapin një tjetër skuadër në renditje.
Kjo duket gjithnjë e më e vështirë. Deri dje, kanë qenë Partizani e Luftëtari më lart në renditje, me një diferencë prej 6 pikësh nga ajo.
Të dy këto ekipe kanë fituar tashmë dhe prandaj diferenca ka shkuar në +9 nga Vllaznia.
Për t’i zënë ato, do të jetë shumë e vështirë. Edhe sepse Luftëtari ka ekip shumë të mirë dhe këtë e tregoi edhe sot kur fitoi brenda në Vlorë.
E po ashtu, edhe Partizani pretendon ngjitjen. Prandaj dhe sot mbase është koha për një apel të fortë për të gjithë shkodranët: Vllaznia është në rrezik serioz për të rënë nga Superliga.
Prandaj të gjithë duhen bërë bashkë, për të qëndruar pranë skuadrës e stafit teknik në mënyrë që kjo “fatkeqësi” të mos ndodhë në fund të sezonit.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT