17.5 C
Tirana

Apel për të kthyer trupin e shkodranit të vrarë në kampin e refugjatëve në Suedi

VENDI

Familjaret e një shtetasi shqiptar të vrarë në Suedi kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptare për të kthyerf në Shqiperi trupin e të afërmit të tyre të vrarë gati 1 muaj më parë në vendin nordik.

44 vjecari shqiptar që u vra pas një sherri me ruset quhet Sokol Sulaj.

Ai kishte shkuar në Suedi si shumë shqiptarë të tjere duke kërkuar azil.

Sulaj për shumë kohë qëndroi në kampin e Boden në pritje për të marrë një përgjigje pozitive nga shteti suedez pas aplikimit për azil.

Sokol Sulaj për fat të keq u përfshi në një sherr medy persona nga Lindja, njeri prej të cileve ishte rus. Pas sherrit me ta, shtetasi shqiptari gjeti vdekjen.

Mirëpo drama e familjes nuk përfundon këtu. Pasi ndonëse ka 1 muaj që ai ka vdekur, Sokol Sulaj vijon të qëndroje ne morg në Suedi pasi nevojiten para që familja të sjell trupin në Shqipëri.

Familjaret e Sokolit thanë se nuk kanë para dhe për këtë arsye kërkuan ndihmen e shtetit shqiptar. Deri tani gjithsesi ende nuk është bërë e mundur kthimi I trupit të 44 vjecarit shqiptar në vendin tonë.

- Advertisement -

TE FUNDIT