14.5 C
Tirana

Anullimi i zgjedhjeve/ Rama i përgjigjet Metës

VENDI

Pas vendimit të presidentit Meta për të anulluar datën e zgjedhjeve vendore, edhe kryeministri Rama ka ndërmarrë veprimet e tij.

 

Ndërsa Meta sot doli në një konferencë për mediat, ku dha argumentet e tij në lidhje me vendimin për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, kryeministri Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste.

 

Ende nuk dihen detaje të mbledhjes së Kryesisë së socialistëve, por mendohet se do të diskutohen hapat që do ndërmarrë maxhoranca pas vendimit të Kreut të Shtetit.

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë gjatë takimeve elektorale në Bulqizë dhe Dibër se me vendimin që mori Ilir Meta nuk e meriton më të qëndrojë në zyrë.

- Advertisement -

TE FUNDIT