13.5 C
Tirana

“Anti-KÇK”/ Gjyqtarët, verifikim në tri ditë, Fatmir Xhafaj i sulmon të gjithë

VENDI

Pas 4 muaj debati në lidhje me masat ndaj asaj që kryeministri Edi Rama, e cilësoi organizata kap çfare të kapesh, ose KÇK, deputetet miratuan ndryshimet ligjore për hetimin dhe gjykimin sa më të shpejtë të prokurorëve e gjyqtarëve që shkelin ligjin.

Tashmë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka më 3 muaj kohë për të shyqrtuar ankesen ndaj një gjyqtari, por vetëm 3 ditë.

ULSI MANJA

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

Propozimi i kolegëve është që ky afati 3 mujor i shqyrtimit të ankesës të reduktohet në 3 ditë. Në rastet e urgjences ky afat i shqyrtimit të ankesës ndaj një magjistrati, që ka diskredituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit nga inspektori, të shqyrtohet në 3 ditë. Dhe këshillat respektive brenda 3 ditëve nga marrja e një kërkese të shprehen lidhur me pezullimin e magjistratit nga detyra.

Ndërhyrjet në kuadrin ligjor u mbeshtetën nga socialisti që udhëhoqi procesin e reformës në drejtësi, por Fatmir Xhafaj kritikoi ashper këshillin e lartë gjyqësor dhe këshillin e lartë të prokurorisë që nuk kanë vepruar ndaj magjistrateve qe shkelin ligjin edhe pse ato jane sot qeveria e sistemit.

FATMIR XHAFAJ

DEPUTET I PS

Nese sot kemi nje rast ekstrem ne sjelljen e nje prokurori apo te nje gjyqtari si rasti i gjyqtares se krujes, nuk arrij dot ta mendoj se si nuk ka nje qendrim publik te ketyre dy institucioneve. I kane pasur dhe I kane te gjitha mundesite.

Xhafaj ka kritikuar edhe anetaret e ketyre dy keshillave qe vijne nga radhet e pedagogeve dhe shoqerise civile, sic jane dy kryetaret gent ibrahimi dhe naureda llagami

Fatkeqesisht ajo qe po shoh une eshte qe nje pjese e tyre , ose kjo fryme ende, nuk eshte ajo per te cilen ka pasur pritshmeri ne konceptimin dhe ideimin e kesaj arkitekture te sistemit.

Por Xhafaj nuk ka lene jashte kritikave as kryeministrin Rama.

Dhe cilido nga ne politikane te legjislativit apo ekzekutivit duhet t ejemi te kujdesshem ne kete diskurs politik qofte qe qasjen e indvideve te mos ia veshim sistemit qofte ne menyren se si I qasemi ne problemit.

Pervec ndryshimeve ligjore qe lidhen me gjyqtaret dhe prokuroret qe shkelin ligjin, deputetet nderhyne edhe ne ligjin e gjykates Kushtetuese per te mos lejuar me perseritjen e rastit te arta Vorpsit te cilen presidenti nuk e thirri per te bere betimin.

Sipas ketij ndryshimi Meta ka vetem 10 dite kohe per te zhvilluar ceremonine e betimit per anetarin e gjykates Kushtetuese ne te kundert ai ben betimin me shkrim, njofton institucionin e kreut te shtetit dhe nis zyrtarisht pune.

- Advertisement -

TE FUNDIT