9.5 C
Tirana

Ambulanca përplas kalimtaren.

VENDI

Një shofer ambulance ka përplasur një kalimtare të moshuar në qytetin e Pogradecit. Mësohet se drejtuesi i ambulanës, shtetasi me iniciale LLP 62 vjeç ka goditur 77 vjeçaren KP, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë e plagëve të rëndë, e plagosura është dërguar me urgjencë drejt Tiranës dhe raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar shoferin e ambulancës. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

- Advertisement -

TE FUNDIT