17.5 C
Tirana

Ambasada e SHBA-ve sapo lajmëroi krijimin e lehtësirave.

VENDI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë së fundmi një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata persona që duan vizë turistike.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se nëse viza amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë mund të bëhet rinovimi me postë.
Njoftimi i plotë
“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.
Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.
Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! Pyet Annën.”

- Advertisement -

TE FUNDIT