7.5 C
Tirana

Akúzoi vajzën e pérdhunuar në Jetimore për máshtrim, habit sërish Antonjeta Pero: Urdhri i Psíkologut nuk më ka hyrë kurrë në punë (FOTO)

VENDI

Një vajzë e rritur në jetimoren e Shkodrës, e quajtur Adriana i trónditi të gjithë mbrëmjen e kaluar ku deklaroi ngjarjen e abúzimit séksual. Sipas saj, roja dhe një prej mësuesve të jetimores i mbyllte në bodrum vajzat e moshës 10-14 vjeçe dhe përfitonte séksualisht prej tyre.

 

Psikologia Antonjeta Pero reagoi menjëherë pas deklaratës së Adrianës duke thënë se kjo e fundit máshtron pasi nuk ka patur asnjëherë mësues të fesë islame në Jetimoren e Shkodrës dhe bënte deklarata të tilla pasi ishte plot mlléf prej faktit se është bráktisur nga prindërit.

 

Nuk kanë munguar kritíkat ndaj Antonjetës që pretendon se është psíkologe, por nënkupton se nuk ka licencë për ushtrimin e profesonit. Në një koment në Facebook i shkruajtën: “Tek Urdhri i Psikologut Qarku Shkodër do kërkoj të dhëna nëse jeni realisht psíkologe e licensuar. Kurrsesi një psíkologe profesioniste nuk bën deklarata të tilla, as publikisht as privatisht. Më vjen keq”.

 

Ndërsa Antonjeta nuk hezitoi të reagonte duke i thënë: “Kur ke dalë ti psíkologe, unë i kam pas nja 40 vjet punë. E ai Urdhri ku bën pjesë ti, nuk më ka hy kurrë në punë”.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT