12.5 C
Tirana

Aktori i humorit tregon punën që bënte para se të arrinte famën.

VENDI

Aktori i humorit Irgen Çela ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e tij para se të bëhej i famshëm. I ftuar në emisionin Glamur Irgeni ka treguar se në vitet e gjimnazit ka punuar si kamerier për të nxjerrë shpenzimet e veta.

Puna ime e parë ka qenë kamerier kur kam qenë akoma në gjimnaz. Muajt e verës punoja dy muaj. Pastaj në momentin që kam filluar studimet në Akademi qëlloi shumë mirë se fillova të merresha me dublime dhe ajo më dha dorë.

I kërkoja më pak lekë familjes u shpreh ai. Aktori i humorit tha se pas përfundimit të Akademisë ka kërkuar menjëherë punë dhe fakti se është i shkurtër i ka shërbyer për të fituar shumë role me të cilat përshtatej.

- Advertisement -

TE FUNDIT