8.5 C
Tirana

Aksion kundër krimeve kufitare, sekuestrohen 2 mjete luksoze dhe 1 trajler

VENDI

Policia Kufitare është vënë në aksion për të goditur rastet e krimeve në kufi. Këtë të enjte forcat e policisë kanë goditur katër raste kriminale, duke sekuestruar dy mjete luksoze, një trajler dhe një dokument të falsifikuar.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar penalisht edhe katër shtetas, midis të cilëve njëri është grek dhe njëri boshnjak. Mjetet e sekuestruara kishin numrin e shasisë të dubluar e për këtë arsye dyshohet të jenë vjedhur.

56-vjeçari N. D., 53-vjeçari A. B. dhe 41-vjeçari M. D. që i kishin në përdorim këto mjete akuzohen për “Trafikim të mjeteve motorike”. Shtetasi i katërt i proceduar penalisht është V. P., 57 vjeç që u kap me leje drejtimi greke të falsifikuar.

Ky aksion i policisë erdhi pas atij të pak ditëve më parë ku u bllokuan 5 automjete, lëndë narkotike dhe dokumente të falsifikuara.

- Advertisement -

TE FUNDIT