10.5 C
Tirana

Aksidentohen rëndë gjatë provave për shfaqjen dy artistët e Cirkut, flet koreografi Nako.

VENDI

Në 60 vjetorin e Cirkut Kombëtar ishte parashikuar të shfaqej edhe pjesa Katedralja e Parisit por një incident i ndodhur gjatë provave bëri që shfaqja të anulohej.

Sipas koreografit Llaqi Nako kjo ndodhi pasi dy artistë të rinj të cirkut u dëmtuan rëndë gjatë provave. Koreografi shpjegoi arsyet dhe detajet e këtij aksidenti.

Duhet pranuar fakti se artistët e Cirkut Kombëtar stërviten në kushte teknike tërësisht të amortizuara çka i vë ata në rre zik herë pas here tha ai.

Ndërkohë sipas tij përfaqësues nga inspektoriati i punës kanë shkuar për të hetuar ngjarjen menjëherë sapo është raportuar pranë këtij institucioni.

Aksidenti është raportuar pranë zyrës së inspektoriatit të punës dhe këtë e konfirmoi edhe Irena Gjoka përgjegjëse e sektorit të inspektimit të sigurisë në punë.

Ne si inspektoriat jemi njohur me rastin në fjalë dhe menjëherë kemi ngritur një grup pune që ka hetuar ngjarjen. Siç dhe kemi konkluduar aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve teknike tejet të amortizuara të Cirkut Kombëtar.

Ne si inspektoriat i kemi kërkuar drejtuesve të Cirkut Kombëtar të investojnë dhe të përmirësojnë kushtet për të vijuar me shfaqjet tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT