10.5 C
Tirana

Aksidenti tragjik në Shkodër, Gjebrea reagon me një lutje të dhimbshme

VENDI

Ardit Gjebrea ka reaguar me nje lutje pas aksidentit tragjik ne Shkoder nga i cili u shua nje familje, pasi humbi jeten babai me dy femijet, nderkohe qe mbeti rende gruaja e kryefamiljarit dhe vajza 10 vjecare.
Postimi i Gjebreas ne faqen e tij ne Facebook, eshte u njoftua per aksidentin dhe u mesua se nena dhe vajza po luftojne me jeten.
Postimi i Gjebreas
Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 muajsh dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe.
Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.
Çfarë dhimbje ndjeva!
Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!
Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!

- Advertisement -

TE FUNDIT