11.5 C
Tirana

Aksidenti tragjik me 4 vik tima, një mjet goditi kamionin në autostradën

VENDI

Edhe pse në rrugë këto ditë po qarkullojnë pak mjete për shkak të masave në kuadër të parandalimit të koronavirusit, mbrëmjen e së mërkurës ndodhi një aksident i rëndë që i mori jetën 4 personave të së njëjtës familje.


Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 20:30 në autostradën Fushë Krujë-Laç. Një mjet tip Audi goditi nga mbrapa një kamion me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetën në vend 3 shtetas që udhëtonin, ndërsa një i katërt u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, ku pastaj edhe humbi jetën.


Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa mësohet se viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

- Advertisement -

TE FUNDIT