7.5 C
Tirana

Aksidenti me 3 viktima. Eksperti: Rruga, brenda standardeve

VENDI

Ka shkuar në 3 numri i viktimave të aksidentit të mbrëmjes së të martës, i cili ka ndodhur në hyrje të Kavajës.

Pas nënës së dy fëmijëve, kanë ndërruar jetë edhe dy personat që ishin në makinë.

Kjo përplasje ishte fatale për 24-vjeçarin Vilson Cara, i cili do festonte ditëlindjen e tij, por festa u kthye në mort.

Sipas ekspertit Gëzim Hoxha, elementët e sigurisë rrugore në aksin ku ndodhi aksidenti i rëndë nuk mungojnë: “Kjo rrugë është brenda standardeve të sigurisë rrugore. Është rrugë brenda qytetit dhe shpejtësia e lejuar është deri në 40 km/h. Drejtuesi i mjetit ka tejkaluar normat e shpejtësisë ka marrë një trajektore të gabuar”.

Top Channel ka siguruar edhe videon e momentit të aksidentit, ku duket se një nga viktimat prej forcës së goditjes është zhvendosur disa metra nga pika ku makina e ka goditur.

Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT