12.5 C
Tirana

Aksidentet fatale, vetëm në tetor ka pasur 25 viktima

VENDI

Ndonëse numri i aksidenteve ka ardhur në rënie këtë vit, ato kanë qenë më fatale sa i përket jetëve të humbura

INSTAT bëri të ditur se në muajin tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3 përqind

Në muajin tetor 2019 numërohen 118 aksidente rrugore nga 149 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2018, duke u ulur me 20,8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e 2019, numërohen 1.254 aksidente rrugore nga 1.452 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e 2018, duke u ulur me 13,6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në muajin Tetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona nga 193 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 25,9 përqind Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2019, është 1.713 persona nga 1.958 persona, duke u ulur me 12,5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Tetor 2019, aksidentet rrugore, në 83,1 përqind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 22,9 përqind të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,9 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në dhjetëmujorin e 2019, aksidentet rrugore, në 14,4 përqind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 35,1 përqind krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ata që kryejnë më shumë aksidente janë grupmoshat e reja. 52 përqind e numrit të aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 34 vjeç. 21 përqind e aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç. Monitor

- Advertisement -

TE FUNDIT