13.5 C
Tirana

Aksident, tre anëtarë të një familjeje përfundojnë në kanal.

VENDI

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Levan Fier. Tre persona të së njëjtës familje, të cilët udhëtonin me një automjet tip Toyota me targa greke kanë përfunduar jashtë.

Makina, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Mësohet se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.

Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe autoambulanca. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

- Advertisement -

TE FUNDIT