8.5 C
Tirana

AKSIDENT ME VDEKJE NË AKSIN KORÇË-POGRADEC, NDËRRON JETË 25-VJEÇARI….

VENDI

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Sovjan.

Njoftohet zyrtarisht nga policia se shtetasi D.M, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, me targa AA431 FI, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin T.H, rreth 27 vjeç, banues në Sovjan. Në momentin e ngjarjes, i riu ishte duke ecur në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.M, është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT