16.5 C
Tirana

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 53-vjeçari shqiptar

VENDI

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Moncalvo në një zonë të quajtur Valle San Giovanni, ku si pasojë ka humbur jetën shqiptari Telo Kurti, 53 vjeç.

Mjeti me të cilin udhëtonte ai Fiat Punto është përplasur me një Audi ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 53 vjeçari.

Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT