Aksident i rëndë në Greqi, përmbyset makina me katër shqiptarë

Një makinë me katër shqiptarë është përmbysur në Lamia të Greqisë, për fat të mirë pa vi ktima.

PUBLICITET

 

Shqiptarët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat greke.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën Lamia-Moschochori, teksa shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë, kur rruga u është prerë nga një tjerër makinë tip “Skoda” që është përpjekur të shmangë një traktor.

 

Shqiptarët po punonin në një fermë në këtë zonë.

PUBLICITET