18.5 C
Tirana

Aksident i rëndë në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 32 vjeçarja.

VENDI

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një automjet ka përplasur një 32 vjeçare e cila ishte duke drejtuar motoçikletën. Si pasojë e kësaj përplasjeje e reja ka humbur jetën sot në mbrëmje.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë.

Informacion Paraprak në aksin rrugor Velipojë Shkodër në afërsi të kishës Velipojë mjetit tip Benz me drejtues shtetasin AU 28 vjeç banues në lagjen Tre Heronjtë Shkodër është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese shtetasen SU 32 vjeçe banuese në Velipojë.

Kjo e fundit nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT